Lokalet, shumë komuna shkojnë në raundin e dytë

Komunat më të mëdha dhe që tërhoqën më shumë vëmendjen e opinionit gjatë fushatës zgjedhore, ka shumë mundësi të përjetojnë edhe rrethin e dytë të votimit, përshkak të numrit të madh të kandidatëve në garë. Kodi Zgjedhor parashikon përmbushjen e dy kritereve, me qëllim që votimi në një komunë të përmbyllet që në rrethin e parë, njofton Alsat M.

“Nga votuesit të cilët janë të regjistruar në listën zgjedhor, duhet të dalin një e treta e tyre. Shembull, në qoftë se në një komunë ekzistojnë 30 mijë votues të regjistruar në listën zgjedhore dhe një e treta e tyre veçmë kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, prej atyre që kanë votuar duhet të plotësohet edhe kriteri i dytë, respektivisht kandidati duhet të marrë 50% të votave”, deklaroi Arijeta Xhemaili, KSHZ.

Që të përmbushet kushti për përmbylljen e rrethi të parë të votimit në Qytetin e Shkupit, i cili në këto zgjedhje numëron 461 mijë e 652 votues, të drejtën e votës duhet ta shfrytëzojnë të paktën një e treta e tyre ose 153 mijë e 884 votues. Fitues që në rrethin e parë mund të jetë kandidati që fiton vullnetin e shumicës prej votuesve. Në garë për Shkupin janë gjithësej tetë kandidatë.

Qyteti i Shkupit

Lista e zgjedhësve: 461 652 votues

Censusi minimal: 153 884 votues

Kandidatë: 8

Garë e ashpër do të zhvillohet edhe në Komunën e Tetovës ku që të përmbushet censusi ligjor nevojitet dalje prej të paktën 27 mijë e 641 votuesish kurse në garë janë 5 kandidatë për kryetar të komunës.

Komuna e Tetovës

Lista e zgjedhësve: 82 924 votues

Censusi minimal: 27 641 votues

Kandidatë: 5

Çairi me 6 kandidatë për kryetar, numëron 57 mijë e 797 votues prej të cilëve duhet të votojnë të paktën 19 mijë e 265 që të mos përsëritet votimi. Fituesit të mundshëm të rrethit të parë i nevojitet shumica.

Komuna e Çairit

Lista e zgjedhësve: 57 797 votues

Censusi minimal: 19 265 votues

Kandidatë: 6

Në garë për Komunën e Kumanovës janë 5 kandidatë kurse në listë janë 92 mijë e 807 votues prej të cilëve duhet të votojnë të paktën 30 mijë e 935.

Komuna e Kumanovës

Lista e zgjedhësve: 92 807 votues

Censusi minimal: 30 935 votues

Kandidatë: 5

Në Komunën e Gostivarit, që të përmushet censusi, të drejtën e votës duhet ta shfrytëzojnë të paktën 26 mijë e 553 votues. Fitues prej 7 kandidatëve të cilët janë në garën për kryetar komune do të jetë ai që merr shumicën e votave, në rast se përmbushet kriteri I parë për dalje në zgjedhje.

Komuna e Gostivarit

Lista e zgjedhësve: 79 661 votues

Censusi minimal: 26 553 votues

Kandidatë: 7

Komuna e Ohrit, me 3 kandidatë në garë, që të përmbyllë votimin që në rrethin e parë, duhet të realizojë dalje prej të paktën 17 mijë e 636 votuesish, nga gjithsej 52 mijë e 908 votuesit në listën e zgjedhësve të kësaj komune.

Komuna e Ohrit

Lista e zgjedhësve: 52 908 votues

Censusi minimal: 17 636 votues

Kandidatë: 3

Në Komunën e Manastirit, në garë janë katër kandidatë kurse lista zgjedhore e kësaj komune numëron 83 mijë e 879. Minimum i daljes në votime duhet të jetë 27 mijë e 959 votues. Vetëm vullneti i shumicës së zgjedhësve mund të nxjerrë fitues njërin nga kandidatët dhe të përmyllet votimi që në rrethin e parë.

Komuna e Manastirit

Lista e zgjedhësve: 83 879 votues

Censusi minimal: 27 959 votues

Kandidatë: 4

Përderi sa në rrethin e parë të votimit nuk dalin një e treta e votuesve, përsëritet e gjithë procedura zgjedhore për komunën përkatëse. Nëse në rrethin e parë asnjë kandidat për kryetar nuk e ka fituar shumicën e nevojshme të votave, në rrethin e dytë votohet për dy kandidatët të cilët, në rrethin e pare, kanë marrë më shumë vota. Në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune zgjidhet kandidati që ka fituar numër më të madh të votave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu