‘Lolita’ apo ‘Lorena’, kush po e bezdis Kryeministrin?

Askush nuk e mban mend ditën e parë kur profili në Facebook me emrin “Lolita” u bë aq popullor dhe i ndjekur edhe pse në fakt asnjë postim i saj nuk u sponsorizua asnjëherë. Me ironinë dhe sarkazmën therësë,me cimbisjet e fenomeneve shoqërore shqiptare, gjuhën e thjeshtë dhe ndonjëherë fjalorin “e turpshëm”, Lolita u shndërrua në pak kohë në një teh të mprehur ku gërvishteshin ca pak e ca më shumë, personazhet politike apo të shoëbizit, programe të ndryshme televizive, por në disa raste ajo shërbeu edhe për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve apo njerëzve që kishin nevojë për ndihmë financiare për kurimin e tyre.

E doemos që i gjithë ky aktivitet ngjall dhe kuriozitetin normal se kush fshihet pas këtij profili kaq të suksesshëm….që para disa kohësh u bllokua dhe u mbyll edhe pse kishte 120.000 ndjekës, u rihap duke e rritur ndjeshëm ndikimin.

Sigurisht që pak-kush beson që pas fenomenit Lolita fshihet një njeri, kjo jo vetëm per fluksin e postimeve por dhe për shkak se administratorët linin të kuptohej se ishin më shumë se një. Madje njëra prej tyre, me profilin personal (por që sigurisht nuk është identiteti i vërtetë) është mjaft e njohur në Facebook për statuset pikante por dhe për “miqësinë” virtuale që ka me shumë gazetarë. Ndaj Opinion.al ka mundur t’i “rrëmbejë” disa të fshehta “Jam Lorena”-s, vajzës që fshihet pas këtij profili dhe që është “truri” i Lolitës.

“Jam Lorena” pranon të tregojë se gjithçka nisi si argëtim, 3 të rinj që hapën një faqe dhe nisën të shkruanin për çdo gjë që shihnin, në kafe, në rrugë apo në tv. Shumë shpejt faqja u bë popullore dhe nga 3 numri i administratorëve u rrit në 5. Batutat e Lolitës dhe thumbimet e statuseve të saj ishin kaq të njohura, sa “Jam Lorena” tregon se nga argëtuese faqja nisi të shndërrohej dhe në denoncuese të atyre fenomeneve që në Shqipëri në fakt i gjen me shumicë. Dhe prej këtij momenti do të niste dhe “lufta” për ta bllokuar.

Sipas saj, pas mbylljes për herë të parë të profilit Lolita me 120.000 ndjekës, përpjekjet e javëve të fundit janë përqëndruar në identifikimin e administratorëve, si një formë për ti intimiduar dhe hequr dorë nga kjo punë. Madje nuk kanë munguar dhe akuzat që ky profil sponsorizohet nga opozita. Akuzë për të cilën administratorja e Lolitës thotë:

“Kjo bëhet për të na ulur besueshmërinë, sepse ndjeksësit tanë në më të shumtën janë të rinj që nuk e gjejnë veten të përfaqësuar nga partitë. Sa për opozitën,ndërkohë që kemi kaq shumë probleme që na shkakton qeveria më duket e paarsyeshme ti bëjmë oponencë opozitës. Opozita e ka marë ndëshkimin me vota dhe e gënjen mendja nëse mendon që jemi me të” – këto shkruan “Jam Lorena” duke na sqaruar edhe per fyerjet apo sharjet personale për persona të veçantë në disa publikime:

“Qeveria na fyen çdo ditë me mashtrime dhe gënjeshtra e nuk i bëhet vonë askujt. Dhe meqë disa i quajnë këto fyerje si ja bëjnë kur fëmijët e tyre shohin në parlament sharjet më të ndyra?

Sipas saj, lojrat e gërmëzimit të emrave për personazhe të njohur është më pak vulgare se gënjeshtrat dhe llustrat që ata prezantojnë në mediat e tyre.

Sepse siç thotë Jam Lorena, censura e Facebook-ut është e pamundur, me gjithë dëshirën e madhe të disave. “Sepse sado që disa mund të preken dhe të ndihen të fyer,shumë më shumë gjejnë të vetmin vend ku mund të shfryjnë për padrejtësitë,problemet dhe hallet që nuk zgjidhen kurrë në zyrat e shtetit. Sepse satira sado e mprehtë dhe cinike ndonjëherë është më e mirë se e gënjeshtërta që u serviret shqiptarëve nga një pjesë e medias e blerë nga qeveria.”

Por a janë vërtet 3, 4 apo 8 administratorë të Lolitës? A do tja dalin përpjekjet për t’i identifikuar që ti bëjnë të heqin dorë nga kjo inisiativë që së fundmi ka dhe presione jo të vogla? A do t’i lodhë censura e Facebook-ut këta të rinj që e nisën këtë rrugë për argëtim e së fundmi duket se po angazhohen fort? Dhe në fund,a do mundet Lolita të mbetet një faqe e pasponsorizuar dhe me angazhim vullnetar kur këta të rinj,më së shumti studentë të fillojnë punë? Dhe zot na ruaj nëse tundohen më pas të përfshihen edhe në politikë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu