Është një ndër faqet më të komentuara të Facebook-ut aktualisht për shkak të ironisë therëse ndaj fenomeneve të ndryshme në vend, por edhe për guximin në thënien e disa të vërtetave , të cilat nuk dëgjohen dhe thuhen shpesh në këtë “lagjen” tonë.
Faqja në fjalë është raportuar vazhdimisht nga personat apo grupimet që kanë qenë në fokusin e saj duke bërë që të mbyllej një herë për t’u rihapur.
Por, në vend që të tërhiqej, nëpërmjet një statusi të gjatë në Facebook, sot faqja u bën një sfidë të gjithë klasës politike të vendit, e cila sipas “Lolita-s” ka kapur vendin prej fyti.