Pas incidentit të rëndë ku Jozi goditi Gjestin me shuplakë teksa po largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, priteshe që Loredana, e cila kishte pasur një lidhje me Jozin brenda shtëpisë të mos merrte pjesë në dasmën e ditës së djeshme.
Surpriza erdhi kur Loredana jo vetëm që mori pjesë në dasmë, por ndau dhe një mesazh për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo publikoi një video ku Ledioni e përshëndet me një puthje në ballë dhe në përshkrim falenderoi të gjithë për përkrahjen dhe përvojën që, sipas saj, e bëri më të fortë dhe më të pjekur.
Postimi i saj i plotë:
“Faleminderit nga zemra të gjithëve!
Faleminderit dhe përqafime të ngrohta mirënjohjeje familjes së Top Channel, të gjithëve pa përjashtim që nga drejtuesit edhe tek çdo punonjës, te gjithë ata që kanë punuar natë e ditë për ne, gjithmonë të palodhur e të duruar.
Faleminderit atyre që besuan tek unë, atyre që më deshën me të gjitha ngjyrat e mia, ndoshta nuk isha e zonja me fjalët, por thellë brenda shpirtit doja dhe dua të shpreh shumë.
Dua të falenderoj të gjithë publikun, ku jashtë gjeta mbështetjen më të madhe, shërimin e çdo loti, plot mesazhe, komente që më mbushën zemrën plot dhe më bën të hidhja pas edhe gjykimet që kisha ndaj vetes.
Ky Big Brother mua më rriti, më bëri më të pjekur, më mësoi gjithçka, do t’i jem mirënjohëse çdo personi, gjithë rrethit tim që kam pranë dhe gjithë atyre që besuan tek unë edhe pa më njohur…
PS: Unë shkova në dasmë, e para për të treguar Lorin zemërbardhë, me etikë dhe e dyta se çdo veprim ka një arsye brenda meje. Dua të më kuptoni.
Do vazhdoj të jem versioni më i mirë i vetes sime! Duke ju shtuar sa më shumë buzëqeshje në ditët tuaja.
Me shumë dashuri nga Lori.”
Jozi i cili menjëherë pas incidentit, u arrestua, u lirua të nesërmen nga policia, nuk ka reaguar ende në lidhje me incidentin dhe për dasmën e Eglit dhe Gjestit.