LR-PDSH: “Pas 11 Dhjetorit administratorët do ti çlirojmë me Ligj”

Tentimi për ti dhënë masovitet tubimeve publike përmes keqpërdorimit të administratës publike është akt jo human, jo politik dhe jo etik. Megjithëse BDI lëvdohet në mbështetjen e 16.000 administratorëve, dje në Çair, i pamë vetëm 1.000 të rinj. Shtrohet pyetja sa do të ishte pjesëmarrja në këtë tubim sikur mos të kishte kushtëzime dhe kërcnime?

Në Qeverinë e re, ndryshimet rrënjësore do të përfshijnë pikërisht çlirimin nga kthetrat e keqpërdorimit partiak të administratës publike për qëllime të ulëta, ngjashëm si kjo që ndodhi dje në Çair.

LR-PDSH do të implementojë ndryshimet e nevojshme ligjore me qëllim që nëpunësit shtetëror të ruajnë integritetin e vet në vendin e punës, lirinë e bindjeve dhe fjalës, përmes mbrojtjes ligjore dhe sigurisë në vendin e punës.

Njëkohësisht ftojmë shqiptarët që mos të ofendojnë të rinjët që ishin prezent në sallën sportive në Çair. Duhet të kemi mirëkuptim që shumica e tyre ishte e “ftuar” nën kërcnimin se do të largohen nga vendi i punës, apo nuk do të avancohen në karierën e mëtutjeshme. Ndërsa, ata që shkuan me vullnetin e lirë, kanë të drejtën e bindjeve të tyre politike dhe do të jenë të lirë që edhe pas ardhjes së LR-PDSH në qeveri të marrin pjesë në tubimet e BDI-së opozitare pas 11 Dhjetorit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu