LR-PDSH reagon ndaj deklaratës së Artan Grubit

Në një reagim për Telegrafi Maqedoni, LR-PDSH-ja ka reaguar për deklaratën e Artan Grubit.

‘Mosnjohja e termit “synim” ka sjellur në dilemën hamletiane të Grubit, i cili në vazhdën e mosnjohjes së drejtshkrimit dhe jo vetëm një termi- po keqinterpreton qasjen ndaj betejës kryesore që është ndryshimi i një qeverisjeje që nuk ofron perspektivë për të rinjtë.

Gara politike dhe konkurrenca e ideve nuk do të thotë “rrënim”, por konkurrencë e bazuar në projekte që sjellin deri në një kualitet të ri dhe zgjidhje optimale të problematikës së trashëguar të çështjes nacionale shqiptare.

Aspekti destruktiv i paraqitur nga Grubi, është edhe njëherë kallëzues i reflektimit të tij të brendshëm për situatën në fjalë, situatë kjo e cila në mohimin e tij tregon përsëri mosnjohurinë mbi lëvizjen reformuese që ecë me projekte konkrete, oferta të qarta dhe ide për shthurrjen e lëmshit aktual politik’, thonë nga kjo Lëvizje. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu