LR-PDSH: Shqiptarët e Maqedonisë diskriminohen edhe në sport (DOKUMENT)

Në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni, Lëvizja për Reforma PDSH ka reaguar pasi në bazë të konkursit të hapur nga Federata e futbollit në Akademinë e sportit si klasë e disperzuar në Tetovë, ku qyteti i Tetovës përbën shumicën dërrmuese të popullsisë shqiptare, në konkurs pranohen vetëm dy maqedonas, duke i anashkaluar tërësisht shqiptarët të cilët dhe janë të pajisur me liçencë perofesionale.

‘Konkursi i hapur për trajner është hapur në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, ku përfaqësues shqiptar janënënkryetari Muhamet Sejdini nga Kërçova; sekretari teknik Enver Sulejmani nga Tetova, dhe Ajetali Dervishi – Tushikryetar komisioni dhe askush nuk e merr përgjegjësinë e këtij diskriminimi, ku nga tre trener janë pranuar dy të etnitetit maqedonas, dhe i treti shqiptar por ende i pa konfirmuar nga organet e FFM-së.

Akademia e sportit funksionon si paralele e disperzuar te shkolla e mesme “Brico” – Shkup, ku në konkursin e hapur pranohen 2 kuadro maqedonas (trajner maqedonas me emrat Borçe Mirçevski, trajner kryesor dhe Aleksandar Pishovski, ndihmës trajner).

Lëvizja për Reforma – PDSH reagon ndaj këtij konkursi qëdiskriminon shqiptarët, ndërsa favorizohen vetëm masqedonas, të cilët dhe më poshtë do të jenë të paraqitur me fakte konkrete. LR-PDSH kërkon përgjegjësi nga autoritetet e këtij pushteti, se pse në konkursin e hapur hapur diskriminohen shqiptarët, të cilët dhe ata janë participues në këtë shtet njëjtë sikurse maqedonasit!?’, thuhet në reagim. /Telegrafi/

dokument-nga-lr-pdsh-per-konkursin-e-sportit-ne-tetove


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu