Ngjarja e fundit traumatike, ku vdiq gruaja shtatzënë në Shtip, që për fat të keq përsëri shëndetësia e udhëhequr nga OBRM-PDUKM në dhjetë vitet e fundit është bërë një nga më vdekjeprurëset në Evropë, ka reaguar LSDM-ja dhe ka kritikuar paraqitjen e fundit të Amdi Bajramit, kandidatit për deputetë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Përderisa qeshet me talljet partnerit koalicionar, Amdi Bajram, në komunën e tij ku udhëheq djali i tij, në Shuto Orizare, madje 8 mijë gra janë lënë pa gjinekolog amë. Nuk mund të pranohen reformat e Gruevskit dhe Todorovit ku çdo vit mbi 200 mjekë ikin nga Maqedonia me qëllim të pakthyeshëm’, thuhet ndër të tjera në reagimin e LSDM-së.
Zaev poashtu ka shtuar se, qytetarët asnjëherë nuk duhet të lejojnë që në të ardhmen Gruevski dhe Todorv të vendosin se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë.