Pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski se sipas sondazheve, VMRO-DPMNE do të jetë fituese në zgjedhjet e ardhshme reagoi partia më e madhe opozitare maqedonase, LSDM.
Në njoftimin e djeshëm për mediat, LSDM tha se i akuzuari, Nikolla Gruevski ende nuk mund ta kuptojnë se koha e tij ka kaluar, shkruan brif.mk.
I akuzuari, Nikolla Gruevski pret humbjen e bindshme më 11 dhjetor. Në vend që të mashtrojë vetveten me sondazhe të rreme, Gruevski le ta përgatisë mbrojtjen për në gjykatë, sepse erdhi koha që ai të përgjigjet për të gjitha krimet dhe shkeljet e ligjeve që i bëri në 10 vitet e fundit.
Qytetarët tashmë e dinë të vërtetën në lidhje me të akuzuarin për krim, Gruevskin, ata në lëkurën e tyre e ndjejnë shkatërrimin që la pas vetes me politikat e tij destruktive.
Sipas LSDM, mbaroi koha kur Gruevski mund të falsifikonte zgjedhjet dhe i tërheqte qytetarët për veshë për të votuar.
Qytetarët me padurim e presin 11 dhjetorin, që t’i tregojnë Gruevskit çfarë mendojnë për atë dhe ndihmësit e tij. Atëherë do të marrë përgjigje edhe se çfarë mendojnë për pasurimin e familjes së tij dhe partisë së tij dhe tërë grabitjen në kurriz të qytetarëve të zhytet në varfëri.
Më 11 dhjetor Maqedonia do të fitojë. Na pret fillim i ri, shumë punë dhe jetë më cilësore.