LSDM ka një paralajmërim për Gruevskin

LSDM, me anë të një deklarate me shkrim i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili tha se Zoran Zaevi po tenton t’i frikësojë gjykatësit me qëllim që të shpëtojë veten.

LSDM thotë se ka mbaruar koha e gjykatësve partiakë dhe se po vijon rizgjedhja e praktikave evropiane.

“Qytetarët e mbrojtën shtetin e së drejtës me atë që votuan për ndryshime demokratike, që tanimë po ndodhin. Ato ndryshime sjellin qeverinë e re reformuese e cila do të sigurojë gjyqësor të pavarur, përmes rizgjedhjes së gjykatësve përmes praktikave më të mira evropiane. Nikolla Gruevski në vend që t’i gënjejnë dhe shqetësojë gjykatësit e ndershëm, të mendojë për mbrojtjen e tij”, thuhet në reagimin e LSDM-së. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu