LSDM kërkon mbledhje urgjente të Parlamentit (VIDEO)

Grupi i deputeteve të LSDM-së, PRSD-së, PLD-së dhe PLT-së, deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dorëzoi një kërkesë për të thirrur mbledhje urgjente me dy pika të rendit të ditës, bëri të ditur deputeti i LSDM-së Petre Shilegov.

– Propozim ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve dhe

-Ndryshim i Ligjit për Prokurori publike për ndjekje të veprave penale të lidhura dhe të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes jolegale e komunikimeve.

Me miratimin e këtyre ligjeve, do të përkrahen kërkesat e institucionit të pavarur, Prokuroria speciale publike, me një qëllim-për t’u mundësuar punë të papenguar dhe realizimi i qëllimit të formimit të saj”, tha ai.

Ai me tjerash theksoi se presim që kjo mbledhje të caktohet më shpejt që të jetë e mundur. U bëjmë thirrje të gjithë partive politike që të bashkangjiten dhe ta japin përkrahjen e tyre me këtë inicijativë. U bëjmë thirrje të gjithë deputeteve një nga një, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake, ta japin përkrahjen e tyre individuale për t’u marrë këto ligje.

“Kemi parasysh se të gjithë ata dhanë përkrahjen e tyre të hapur për të formuar këtë prokurorinë. Si deputetë dhe përfaqësues të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, kemi obligim për t’u përpiqur për të drejtën, për të dhënë fund vjedhjes, për respekt ndaj të ndershëmve dhe për t’i dënuar kriminelëve.Qytetarët kanë besim të madh te Prokuroria speciale publike dhe duke nisur prej atje, obligimi ynë është që të bëjmë çdo gjë që nevojitet ky institucion ta sqartojë skandalin me përgjimet dhe ta hapë udhën për një shtet të drejtë”, theksoi Shilegovi.

Ai më tej theksoi se vjedhja duhet ndalur, do t’i kthejnë parat!Do të ketë drejtësi!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu