LSDM kundër UÇK-së: Pas 11 dhjetorit as UÇK e as Gruevski nuk do drejtojnë shtetin

Zëvendëskryetari i LSDM-së, Damjan Mancevski ka deklaruar se kandidati për deputet nga radhët e BDI-së, Artan Grubi, i ka groposur gënjeshtrat e Nikolla Gruevskit për federalizmin dhe dy gjuhësinë, dhe se ka treguar saktë se me institucionet shtetërore udhëheq, UCK-ja.

“Dje Artan Grubi e groposi gënjeshtrën e Nikolla Gruevskit për dy gjuhësinë dhe për federalizmin.

Gënjeshtër e cila ekziston vetëm në kokën e Nikolla Gruevskit. Artan Grubi qartas i tregoi Nikolla Gruevskit se kush është duke drejtuar me institucionet”, deklaroi Damjan Mancevski, nënkryetar i LSDM-së, dhe shef i shtabit zgjedhor.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu