LSDM: Mickoski paralajmëroi 250 milionë euro për komunat, shpërndau vetëm 65 milionë euro

Pas vendimit të djeshëm të qeverisë për ndarje të mjeteve financiare për komunat pas marrjes së kredisë hungareze, kanë reaguar nga LSDM. Socialdemokratët thonë se fillimisht u paralajmëruan 250 milionë euro për komunat, pastaj 100 milionë, ndërsa sipas vendimit të djeshëm, janë shpërndarë vetëm 65 milionë euro.

“Edhe pse në mënyrë popmoze nga ana e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së u paralajmërua se komunave do t’u ndahen 250 milionë euro, atë që e shohim në këtë moment dhe pas atij vendimi të qeverisë për shpërndarje të mjeteve për komunat nga kredia hungareze, shohim gënjeshtër të madhe, konkretisht janë ndarë vetëm 65 milionë euro për komunat, për realizimin e projekteve që aplikuan pas thirrjes nga qeveria”, theksoi Mile Taleski, LSDM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu