ANALIZË/ LSDM nxit rreagimin e VMRO-së për gjuhën shqipe, BDI nuk e arriti këtë për vite të tëra

Propozimi i LSDM-së për shtrirjen e dygjuhësisë në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së fundmi ka hasur në rreagim nga qeveria. Burime nga VMRO-DPMNE, respektivisht zëdhënësi i qeverisë që vjen nga rradhët e VMRO-së, Aleksandër Gjorgjiev, ka kundërshtuar këto zëra dhe bëri të ditur se një nismë e tille nuk do kalojë në seancën e qeverisë, transmeton InfoShqip.com.

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe ka qenë nga premtimet elektorale më të zëshme të BDI-së për mandate me rradhë, në saje të së cilës ka propaganduar dhe ka fituar shumë zgjedhje, por ky premtim nuk u shtrua kurrë për shqyrtim në tryezën e qeverisë apo të bëhet temë debatesh ndërmjet partnerëve qeverisës.

Ajo për të cilën duhej të printe BDI-ja, apo cilado parti shqiptare që do qeveriste, ngeli në mëshirën e partisë maqedonase opozitare. Por edhe pas ngritjes të kësaj iniciative nga LSDM-ja, nga Bashkimi Demokratik për Integrim nuk u dëgjuan zëra për zyrtarizimin e gjuhës shqipe./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu