LSDM po akuzon VMRO-DPMNE-në se asgjë nuk ka punuar për 7 vite në Gjevgjeli

Njeriu nuk duhet që të shoh rregullisht televizion dhe ta ndjek politikën për të kuptuar se janë duke ardhur zgjedhje. Makineria e shpejtuar përfundimisht pas një kohe të gjatë ka nisur që të aktivizohet në rrugët e Gjevgjelisë, ku po realizohen disa projekte të vogla që duhet ta lyejnë qytetin para zgjedhjeve dhe të tregojnë se ja pushteti lokal është duke punuar diçka dhe po kujdeset për qytetin dhe Komunën.
Por ne banorët e Gjevgjelisë kemi një memorie të mirë. Ne shumë mirë e mbajmë mend se çka premtonte DPMNE në të gjitha kampanjat parazgjedhore dhe e dimë se asgjë prej saj nuk është realizuar, deklaroi Sasho Pockov nga LSDM, transmeton TetovaSot.
“Për ato që ndoshta kanë harruar, t`i përkujtojmë, kryetari i komunës Frangov në kampanjat e tij parazgjedhore në vitin 2009 dhe 2013 premtonte projekte të mëdha dhe të rëndësishme infrastrukturore të cilat nëse vërtet do të realizoheshin do të duhej që të siguronin një zhvillim ekonomik të komunës së Gjevgjelisë. Gjegjësisht, Frangov pretonte ndërtimin e pendës te lumi Kona, zhvillimin e dy zonave industriale në Prdejci me mijëra vende të reja të punës, ndërtimin e sheshit të qytetit, kanalizimin nëpër fshatra dhe çka nuk premtonte”, deklaroi ndërmjet tjerash Pockov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu