Një ditë brenda një ditë jashtë, LSDM “po luan maca me miun” me Çavkov dhe funskionarët e tjerë të VMRO-DPMNE-së të cilët akuzohen për terorrizëm për dhunën e 27 prillit në Kuvend.
Vetëm 2 ditë pasi që Gjykata Supreme solli vendim për të liruar nga paraburgimi në burgun e Shutkës në arrest shtëpiak 5 të dyshuarit: Mitko Çavkov, ish drejtor i agjencisë për siguri publike; Goran Gjoshevskit, nga sigurimi i kryetarit të mëparshëm të Kuvendit Trajko Veljanovski; Dushko Llazarov dhe Oliver Popovski nda MPB dhe Mitko Peshov nga Agjencia për kundërzbuli; Gjykata Themelore solli vendim me kërkesë të prokurorisë, të kthehen në paraburgim në burgun e Shutkës.
Nga shumë kjo lëvizje e të dyshuarve nga paraburgimi në shtëpi e menjëherë në paraburgim, është parë si një demonstrim të fuqisë nga partia qeveritare LSDM. Opinioni i gjërë e ka quajtur si hakmarrje të LSDM-së ndaj partisë më të madhe opozitare, për tortura fizike por edhe psiqike që ka përballuar në 10 vitet e fundit sa VMRO-DPMNE ka qenë në qeveri.
Politikologu Xhenis Sulimani vlerëson se gjyqësori gjithmonë është përdorur për të bërë show dhe për përfitime partiake.
“Në Maqedoni, gjithmonë kur është dashur të fletë drejtësia është keqpërdorur moment për tu bërë show, ose për të krijuar hapësirë për përfitime partiake. Si gjithçka në Maqedoni edhe timoni i drejtësisë është partiak. Nuk ka nevojë për shumë shëtitje të të akuzuarve për terrorin e 27 prillit në Kuvend. Faktet janë evidente ekzistojnë dëshmi të mjaftueshme ka pasur kamera, ku është filmuar çdo detaj. Prandaj, mendoj se çdo vonesë në zbardhjen e tërësishëm të rastit bëhet për interesa partiake dhe nuk shkon në dobi të drejtësisë.” – tha politikologu Xhenis Sulimani
Sipas Sulimanit qytetarët e Maqedonisë kanë zgjedhur LSDM-në duke kërkuar diçka më ndryshe nga qeverisja e VMRO-DPMNE-së.
“Qytetarët e Maqedonisë kanë legjitimuar këtë shumicë për të vepruar të kundërtën e asaj që ka bërë VMRO-DPMNE. Nuk dua të mendoj se LSDM po e bënë atë që e ka bërë regjimi i mëparshëm. Në regjimin e kaluar drejtësia ose është vonuar ose nuk është aplikuar fare. LSDM sot po e vonon drejtësinë. Roli i të fortit veçse dëshmon se kemi ndryshuar pushtetin por jo edhe mentalitetin e qeverisjhes.” -theksoi për InfoShqip politikologu Xhenis Sulimani./InfoShqip.com