LSDM i shpalli luftë medieve të pushtetit: Në Gjykatë duhet të sqaroni gënjeshtrat

Kurirët media përsëri janë duke punuar për pushtetin e të akuzuarit Nikolla Gruevski, duke plasuar spekulime që nuk kanë të bëjnë me të vërtetën, thuan nga LSDM-ja.
“Kurirët media përsëri janë duke punuar për pushtetin e të akuzuarit Nikolla Gruevski, duke plasuar spekulime që nuk kanë të bëjnë me të vërtetën. Tentimet janë që ta diskreditojnë PSP-në pasi që e dinë se çfarë krime kanë bërë dhe e dinë se drejtësia do t`i arrij.
Me publikimin e titullit i cili në asnjë mënyrë nuk ka asgjë të përbashkët me tekstin, kurirët janë duke bërë shpifje të rëndë për lidhjen e LSDM-së me PSP-në, dhe për financimin e kampanjës me paratë nga prokuroria. Të gjitha këto medie do të duhet që në gjykatë të sqarojnë se pse po i shkruajnë këto gënjeshtra”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu