Përfundoi koha kur zhvendosja e të rinjve, fshirja e të papunëve nga evidenca dhe numra të porositur nga institucione të kontrolluara, VMRO-DPMNE-ja ka mundur ta tregojë si ulje të papunësisë, reagojnë nga LSDM-ja në kumtesën e VMRO-DPMNE-së në të cilën pohohet se përqindja e zvogëluar e papunësisë është rezultat i politikave të tyre të mira ekonomike në vitet e fundit.
Nga LSDM-ja theksojnë se Qeveria e re reformuese me kapacitetin e saj, rëndësinë dhe shkathtësinë, përmes mbështetjes së formave vendore dhe me menaxhim përgjegjës të resurseve shtetërore, do të sigurojë rritje reale ekonomike dhe ulje të vërtetë të papunësisë.
Qytetarët, shtojnë nga partia, gjithashtu do të dinë dhe do të shohin çfarë keqpërdorime janë bërë dhe për çfarë luksi janë shpenzuar paratë në 11 vitet e fundit që, siç theksojnë, ka shkaktuar që 500.000 qytetarë të jetojnë nën pragun e varfërisë.