LSDM: Toshkovski është i paaftë për detyrën e ministrit, a ka ikur apo e ka lënë Blerim Ramadanin të ik?

Pançe Toshkovski është një zhgënjim i madh në pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme. Pasi ka më shumë se gjashtë muaj në këtë pozitë, shteti është shndërruar në Hotel Promaja, dhe kriminelët ikin si të duan, thonë nga LSDM.

“Arratisja e djeshme e Blerim Ramadanit, të kërkuar me fletarrest ndërkombëtar, është një tjetër në vargun e ngjarjeve që konfirmojnë se Ministria e Punëve të Brendshme nën drejtimin e Toshkovskit nuk ka kontroll mbi shtetin. Pyesim si është e mundur të lejohet arratisja e një të burgosuri të kërkuar me urdhër ndërkombëtar? A e la të arratisej apo është krejtësisht i paaftë për të mbrojtur një kriminel të kërkuar ndërkombëtarisht? Po ashtu Toshkovski nuk u përgjigj, si është e mundur që vetëm pak ditë më parë janë arratisur dhjetë të burgosur të tjerë nga burgu i Shutkws?

Gjatë ditës së djeshme në rrjetet sociale është shpërndarë një video ku në mes të ditës është kryer një grabitje në qendër të Shkupit dhe MPB nuk ka informacion nëse e ka gjetur autorin. Kanë ndodhur gjashtë vrasje dhe tentativa për vrasje të pazbardhura, përveç njërës. Për gjashtë muaj, me Toshkovskin në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shteti është kthyer në Perëndim të egër dhe nuk ka asnjë përgjegjësi. “Toshkovski duhet të jetë i ndwrgjegjshwm dhe të largohet nga posti i tij”, thonë nga LSDM. /tvklan.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu