Mëngjesi i kësaj të shtune nisi me erë baruti e shpërthime në Izrael, teksa pas një sulmi me raketa nga Hamasi ka provokuar nisjen e luftës mes dy vendeve e deri më tani raportohe për dhjetëra viktima e qindra të plagosur, pas hedhjes të mbi 5 mijë raketave drejt Izraelit.
Izraeli po organizohet për t’u kundërpërgjigjur dhe vënë situatën nën kontroll, teksa kryeministr Benjamin Netanyahu deklaroi se vendi është zyrtarisht në luftë, mirëpo kjo situata e tejet e tensionuar, duke se ka prekuar dhe botën e futbollit.
E vënë përballë një situate të tillë, UEFA ka vënë në “dyshim” dhe zhvillimin e ndeshjes Izrael-Zvicër e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, e cila ishte programuar të luhej, në mbrëmjen e 12 tetorit, në Tel Aviv, një nga qytetet objektiv të sulmit të Hamasit.
Në krahun tjetër, Federata Zvicerane e Futbollit ka deklaruar se është në kontakt të vazhdueshëm me homologët e saj në Izrael dhe UEFA-n, që do të thotë fjalën e fundit në lidhje me zhvillimin ose jo të ndeshjes.