Presidenti sirian Bashar al-Assad ka thënë se është i gatshëm të negocioje mbi “gjithçka” në bisedimet e paqes me rebelët, të cilat janë planifikuar për më vonë këtë muaj, pavarësisht nga ‘dridhjet’ e armëpushimit aktual, shkruan “The Independent”.
I pyetur nëse do të jetë i gatshëm të japë dorëheqjen si president, një kërkesë për të cilët rebelët kanë insistuar shumë gjatë konfliktit , ai tha :”Po, edhe pse pozicioni im është i lidhur me kushtetutën”.
“Nëse ata duan të diskutojnë dorëheqjen time ata duhet të diskutojnë kushtetutën – tha ai – Kjo çështje kushtetuese duhet të vendoset me referendum dhe njerëzit do të zgjedhin Presidentin”.
Në komentet e bëra për mediat franceze botuar të hënën, zoti Assad ka thënë se armëpushimi në mbarë vendin ishin shkelur disa herë nga rebelët dhe mbrojti ofensivat e ushtrisë për të rimarrë një zonë të mbajtur nga opozita në afërsi të Damaskut, ku furnizimi kryesor me ujë është ndërprerë. /SYRI.net/