Qyteti i Elbasanit po përgatitet për përballjen Shqipëri-Izreal, e cila në fakt është kthyer dhe si një sprovë për policinë e shtetit.
2000 forca policore janë mbledhur para stadiumit para fillimit të hyrjes së tifozëve në stadium për të garantuar që gjithçka të shkojë sipas parashikimit dhe pa asnjë incident, raporton Albeu.
Rreziku për sulme të mundshme terroriste të ardhura nga arrestimet në ditët e fundit në Shkodër ka ngritur në këmbë Policinë që po merr masa ekstreme. Tre qen anti-eksplozivë po përdoren për të pasur gjithçka në kontroll, ndërkohë që nuk mungojnë as helikopterët që fluturojnë vazhdimisht mbi stadium.
Pamjet spektakolare vijnë nga gazetari Fatlum Kurtaj nga Elbasani. /albeu.com/