Luftë e ashpër për Gostivarin brenda Aleancës për Shqiptarët

Janë shtuar përplasjet brenda partive që janë pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët, LR-PDSH-së së Ziadin Selës dhe RDK-së së Vesel Memedit. Ky i fundit pretendon se është meritori për votat që ky koalicion ka siguruar në Gostivar dhe këmbëngul që të nominohet si kandidat për zgjedhjet lokale në këtë komunë. Madje edhe mbështetës të RDK-së në Gostivar tanimë kanë filluar që nëpër rrjetet sociale të postojnë fotografi të Memedit me mbishkrimin se “Gostivari do të jetë ndryshe me Vesel Memedin”. Nga ana tjetër LR-PDSH dëshiron që në garën për Gostivarin të kandidojë Arben Taravarin ose një kandidat tjetër të kësaj partie. Krey i kësaj partie, Ziadin Sela vazhdon të mbajë afër Memedin me arsyetimin se iniciativa nuk është e tij dhe duhet të ketë durim. Por, lajmi për kandidimin e Vesel Memedit ka irituar tejmase anëtarësinë e LR-PDSH-së, jo vetëm në Gostivarë porn ë të gjitha degët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu