Lugina e Preshevës në luftë me ‘eksodin e heshtur’

Shqiptarët në Luginën e Preshevës janë pakica më e diskriminuar në Evropë, e cila në vijimësi po ballafaqohet me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe me shpërnguljen e vazhdueshme drejt BE-së dhe drejt Kosovës.

Për çdo ditë nga Lugina e Preshevës po ikin shqiptarët në drejtim të Kosovës, por edhe në drejtim të vendeve të BE-së. Derisa Prishtina dhe Tirana po bëjnë “sehir”, nga papunësia e madhe, zhvillimi ekonomik dhe paqëndrueshmëria politike shqiptarët e Kosovës Lindore po e përjetojnë “eksodin e heshtur” që po i shkon për shtati politikësNga papunësia e madhe, zhvillimi ekonomik dhe paqëndrueshmëria politike shqiptarët atje po e përjetojnë “eksodin e heshtur” që po i shkon për shtati qeverisë së Serbisë.

E për këtë shqiptarët në Luginë po e fajësojnë Kosovën dhe Shqipërinë se nuk po gëzojnë përkrahje nga to.Kryetari i Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka thënë se ka intensifikuar takimet me institucionet e Republikës së Kosovës me qëllim të zgjidhjes së probleme që ata kanë. E ndihmë më të madhe atyre u ka premtuar edhe presidenti Hashim Thaçi, por pasi Kosova të integrohet në BE, që i bije pas një dekade.Pavarësisht këtyre, kryetari i Preshevës vlerëson se vetëm komunikimi me qeverinë e Serbisë mund t’ia kthejë jetën Luginës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu