Nga shtrati i spitalit, Luisi 14 vjeçar ka folur për herë të parë për mediat në lidhje me vrasjen e shokut të tij, Martin Cani dhe plagosjen e tij.
Luisi ka dhënë një intervistë ekskluzive në Euronews Albania ku tha se në vendngjarje ka pasur edhe persona të tjerë.
Ai bëri thirrje që të shkojnë e të bëjnë ekspertizën te ai në spital, pasi pretendon se është qëlluar nga dy persona me thika të ndryshme.
Sipas Luisit kanë qenë tre persona në ngjarje, por ai nuk ka arritur të identifikojë personin e tretë që sipas tij është burri që e ka ngritur atë në ajër dhe nuk e ka lejuar ta mbrojë Martninin.
Biseda gjatë intervistës:
Gazetarja: Ti po thua që kanë qenë tre persona në vendngjarje?
Luis: Po, njëri vetëm më ka ngritur.
Gazetarja: Personin e tretë nuk munde ta identifikosh?
Luis: Jo, nuk e di.
Gazetarja: Luis sa veta ishin që ju sulmuan ditën e ngjarjes?
Luis: Ishin dy persona, Mario dhe një djalë me flokë të gjata.
Gazetarja: Atë djalin tjetër e ke parë ndonjëherë më parë?
Luis: Jo, nuk e kam parë më parë. Di që është bashkëmoshatar i jonë. Unë dua të vinë e të bëjnë ekspertizën mjekoligjore për ta kuptuar të gjithë që kam plagë nga dy thika të ndryshme. Nuk flas dot më shumë. Kam shumë dhimbje.