Këngëtari dhe ish-fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka vendosur t’u japë fund spekulimeve që po qarkullojnë së fundmi rreth emrit të tij.
Në një postim të qartë dhe të prerë në InstaStory, ai mohoi çdo përfshirje në formatin televiziv “Ferma VIP” dhe gjithashtu përfshirjen e tij në politikë.
“Mendoja se do ndalonit, por jo”, – shkruan ai, duke theksuar se nuk ka zhvilluar asnjë bisedë apo telefonatë për t’u bërë pjesë e këtij spektakli.
Ai e cilësoi lajmin si të pavërtetë dhe u kërkoi medieve të ndalojnë përhapjen e spekulimeve.
Në vijim të reagimit, Luiz Ejlli sqaroi se nuk ka asnjë synim për t’u angazhuar në politikë, duke hedhur poshtë thashethemet për një kandidaturë të mundshme në zgjedhjet e ardhshme.
Me një ton të drejtpërdrejtë, ai iu drejtua ndjekësve dhe medieve me fjalët: “Boll se nuk ka më lezet”.
Ky reagim erdhi pas disa ditësh spekulimesh në rrjetet sociale dhe portale, ku përflitej rikthimi i tij në ekran ose një angazhim i ri politik.
Luiz Ejlli, i cili ka fituar një bazë të gjerë fansash që nga pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP Albania, ka preferuar të qëndrojë i fokusuar në karrierën e tij muzikore, duke shmangur përfshirjen në projekte të tjera që nuk lidhen me artin.
Me këtë deklaratë të prerë, këngëtari synon t’i japë fund njëherë e mirë aludimeve dhe të qartësojë pozicionin e tij për publikun.