Lutfiu ia dorzon “çelsat” e ministrisë së arsimit Renata Deskovskës(FOTO)

Sot, u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës nga ministri i deritanishëm i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu tek ministrja e sapoemëruar, Renata Deskoska.

Gjatë pranim dorëzimit të detyrës, Lutfiu i uroi Ministres se re të Arsimit dhe Shkencës, punë të mbarë,

Nga ana tjetër, ministrja e sapozgjedhur, znj.Renata Deskoska u shpreh e gatshme për pranimin e detyrës së re si Ministre e Arsimit dhe Shkencës, transmeton InfoShqip.

Ministrja e re edhe njëherë siguroi se që  testimi ekstern do të shkëputet plotësisht, ndërsa theksoi se edhe nëse nuk e voton kuvendi, ministria e saj do të gjejë mënyra tjera për të shkëputur testimin.

Ajo gjithashtu premtoi se do të ketë rritje të rrogave për të punësuarit e arsimit. Siç tha, kjo është e paraparë në kuadër  të rritjes së rrogës minimale dhe mesatare. /InfoShqip.com

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu