Quimera është një mace epike,pasi fytyra e saj e mbuluar me qime është e ndarë në dy lloje të ndryshme, njëra me ngjyrë kafe dhe sy kaf dhe tjetra ngjyrë e zezë dhe sy ngjyrë blu.
Quimera është një mace e cila teknikisht për atë që paraqet në pamjen e jashtme është dy në një, përcjell albeu.com.
Pamja e saj unike tashmë ka fituar më shumë se 34 mijë ndjekës online.
Macet Chimera janë rezultat i shkrirjes së dy vezëve të fekonduara ose dy embrioneve të hershme në mitrën e nënës. /albeu