Magjike, kjo është pema më e madhe e Vitit të Ri (FOTO)

Katër muaj punë, 750 metra lartësi, 950 drita, 1.350 tela e spina: këta janë numrat e pemës më të madhe të Krishtlindjeve në botë, e cila ndodhet në Umbria të Italisë.

Pema gjigande e krijuar artificialisht u ndez për të 39-tin vit radhazi në njërin nga shpatet e malit Ingino. Ajo mund të dallohet për së largu dhe qëllimi ky ishte.

Ndezja e pemës së famshme është kthyer në pjesë të traditës së kësaj zone. Në ceremoni ftohen personazhe të njohur nga bota e kulturës, shkencës dhe spektaklit. Pema është ndërtuar në një sipërfaqe që përfshin gati 30 fusha futbolli dhe është 350 metra e gjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu