Magjistri për çështje të sigurisë, Hasim Murtezani konsideron se alarmi i ngritur ditë më parë për tentim për të kidnapuar dy fëmijë në një lagje të Shkupit, duhet të trajtohet me një seriozitet të madh nga policia e Maqedonisë dhe qytetarët.
Sipas tij edhe pse Maqedonia ka nivel tё ulёt tё shkallёs së rrezikshmёrisё pёr rritje tё kriminalitetit pёr trafikim dhe kidnapim tё fёmijёve, përsëri kjo problematik duhet të trajtohet me shumë kujdesë. Ai sqaron për Agjeninë e Lajemeve Zhurnal edhe arsyet se pse mund të ndodhin kidnapimet.
“Praktikat e ndryshme tё kidnapimit dhe trafikimit tё fёmijёve nё botё kanё dёshmuar se, kjo llojё veprimtarie kriminale zhvillohet nga organizata transnacionale tё cilat kanё bashkёpunim nё shumё shtete tё ndryshme botёrore ku fёmijёt e kidnapuar. shfrytёzohen pёr punё tё papёrshtatshme dhe tё rёnda, abuzime seksuale, lypje nёpёr rrugё, pёr marjen e organeve trupore – transplatimin e tyre, shfrytёzimin dhe rekrutimin e tyre pёr nё konflikte tё armatosura dhe si pikёsynim mё tё shpeshtё bandat kriminale kanё kurё, kidnapohet fёmiu me qёllim tё kёrkimit tё haraçit apo reketit nё para nga prindёrit dhe familjarёt e viktimёs gjegjёsishtё fёmiut, tё cilat zakonishtё janё fёmijё tё elitave biznesore, politike dhe vip personave”, ka deklaruar Murtezani duke e përmendur edhe rastin e fundit në Kisella Vodë të Shkupit ku u raportua nga disa media se disa persona të moshuar kanë tentuar të bëjnë kidnapimin e dy fëmijëve duke i mashtruar me para dhe duke ju ofruar ëmbëlsira.
“Rasti i publikimit tё informacionit se nё lagjen Kisella Vodё-Shkupё ka patur tentim pёr kidnapim tё dy fёmijёve, fillimishtё duhet tё konfirmohet nga ana e organeve kompetente tё sigurisё, sepse informacionet ngalin vetёm supozime dhe informacione, nё rastё se tё njёjtat nuk konstatohen dhe vёrtetohen nga MPB-ja. Ngjarjet qё janё dyshuar se ka pasur zhdukje tё fёmijёve me qёllim kidnapimi apo trafikimi, kemi pasur nё Maqedoni edhe nё vitin 2010 nё fshatin Konjare ku zhduket njё fёmijё dhe dy nё Kumanovё, si dhe disa raste tjera nё fshatin Lubeten dhe Moranё ku njёkohsishtё ёshtё dyshuar se ka pasur tentim kidnapimi nga ana e familjarёve tё tyre”, thekson Murtezani.
Por ai thotë se vёshtirë mund të zbulohen dhe shkatrohen kёto banda kriminale tё cilat mundё tё jenё vendase me bashkёpunim ndёrkombёtar, ёshtё kur nё mbrojtje dhe bashkёpunim tё kёtyre grupeve kriminale qёndrojnё njerёzit e shtetit apo policisё, qё ju kanё krijuar “imunitet” dhe siguri se tё njёjtёt nuk do ti kapё drejtёsia dhe ligji. Murtezani thotë se përsëri nëse verehen këto raste të rënda çdo qytetar duhet urgjentisht ta informoj policinë.
“Njoftimi i policisё nё mёnyrё ekspeditive nga ç’do qytetarё okular i ngjarjes kur ka tentim kidnapimi, ёshtё obligim ligjorё dhe qytetarё. Policia duhet tё sigurohet me informacione nga qytetarёt, fëmiu dhe prindёrit e tyre sa mё saktё pёr pamjen fizike tё kidnapuesve, veshjen e tyre, gjinin dhe automjetet me tё cilat kanё dashur te realizojnё kidnapimin. Mendoj dhe vlersojё se, Maqedonia nё krahasim me vendet nё rajon, ёshte nё nivel tё ulёt nё shkallёn e rrezikshmёrisё pёr rritje tё kriminalitetit pёr trafikim dhe kidnapim tё fёmijёve, sepse rastet e ndodhura deri mё tani janё vetem disa supozime se ka pasur tentim kidnapimi dhe pak raste nё numёr ku fёmiu ёshtё zhdukur apo kidnapuar”, ka nënvizuar magjistri për çështje të sigurisë, Hasim Murtezani.
Ndryshe, Dukuria e trafikimit tё fёmijёve si veprimtari kriminale, ёshtё shumё e pёrhapur nё vende tё ndryshme tё botёs. Sipas organizatёs sё njohur pёr mbrojtjen e tё drejtave tё fёmijёve nё botё – UNICEF, raportohet se gjatё njё viti nё botё trafikohen pёr qёllime abuzive rreth 1.200.000 fёmijё./zhurnal