Majlinda Kelmendi, sportistja e Kosovës që fitoi medalje ari në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga zyrtarë të lartë në aeroportin e Prishtinës.
“Jam shumë e lumtur. Falënderim për këtë pritje. Këtë e kemi pritur që një kohë të gjatë. Mua po më duket si ëndërr kjo arrije, jam shumë e lumtur”, u shpreh Majlinda pas arritjes në aeroport”.
Por, organizatorët e kësaj pritjeje u ka shpëtuar një gabim pasi e kanë cilësuar Kelmendin si Kampione Bote ndërkohë që bëhet fjalë për fitimin e Medaljes së Arit.
Majlinda Kelmendi ka shkruar historinë, pasi ajo është sportistja e parë e Kosovës që ka fituar medalje olimpike.