Makina e viteve 80′ me GPS-touch screen, komando me zë dhe shumë opsione moderne

NISSAN NRV-II (Nissan Research Vehicle) është një koncept i kompanisë Japoneze nga Yokohama, prezantuar në vitin 1983.

Për ato vite, ajo vinte me një sërë novacionesh teknologjike të cilat ndonëse sot duken krejt normale, nuk ishin të tilla 38 vite më parë. Ndër to mund të përmendim edhe radio me touch screen, e komanduar nga ekrani i mesit të kroskotit, si dhe navigatori i cili merr komanda jo vetëm me anë të butonave por edhe komanda zanore.

Nga city cars në SUV, industria automotive japoneze ka qenë gjithmonë pionere e teknologjive të reja, por të gjithë e dimë se novacioni i Japonisë nuk ndalet vetëm në këtë industri!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu