Mali i Zi arreston ish-shefin e xhandarmërisë serbe, planifikoi sulm terrorist

Ish-shefi i xhandarmërisë serbe Bratisllav Dikiç, dhe një grup i përbërë nga 15 anëtarë, janë arrestuar mbrëmë, një natë para zgjedhjeve parlamentare të Malit të Zi, në rrethinën e Podgoricës.

Burime jozyrtare të “B92” kanë bërë me dije se grupi ka qenë i armatosur, ndërsa gjatë natës së kaluar është zbuluar vendndodhja e tij në afërsi të kryeqytetit.

Më herët televizioni “Pink M” publikoi se grupi i udhëhequr nga Dikiç ka hyrë në Mal të Zi me sasi të mëdha armatimi dhe municioni, me qëllim që të shkaktojë konflikte të armatosura, madje edhe likuidime.

Sipas medieve serbe, grupi në fjalë ka hyrë në Mal të Zi “në bazë të marrëveshjes me një grup politik”, me qëllim shkaktimin e konfliktit të armatosur në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Drejtoria e policisë malazeze para tre ditëve paralajmëroi mundësinë që gjatë natës zgjedhore në vend të shkaktohet dhunë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu