Manifesti Maqedonas: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe është ofendim për maqedonasit

Pas deklaratës së fundit të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev në lidhje me vendosjen e dy gjuhësisë në Maqedoni, përskaj kritikave të ashpra nga VMRO-DPMNE-ja dhe diaspora, me qëndrim të saj doli edhe Manifesti maqedonas
Manifesti maqedonas po e ndjen si obligim që të deklarohet në lidhje me këtë çështje, jo vetëm para maqedonasve, por edhe para shqiptarëve dhe pakicave tjera në shtetin tonë.
“Ajo është ide e cila në mënyrë suptile po vendoset në planin e përgjithshëm të BE-së, SHBA-ve dhe Greqisë pasi që bëhet e mundshme presioni më i madh ndaj identitetit maqedonas, që në fund me presionin për ndryshimin e emrit, e njëjta në tërësi të fshihet nga kujtesa historike dhe të hedhet si mbeturinë në harresë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Nga Manifesti maqedonas vlerësuan se bëhet fjalë për një pres të forsuar, ku mjeti i të cilës është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ndaj të cilës po bashkohet edhe fallanga sorosoide, për vendosjen e gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë që është plan për rrënimin e tërësishëm të Kushtetutës të Maqedonisë dhe suverenitetit të saj, për ofendimin e maqedonasve dhe demolimin e identitetit të tyre.
“Në gjuhën shqip në Maqedoni ka radio, televizione, teatro, biblioteka, muze, universitete, ka shqiptar akademik, ministra, marrëveshje kornizë dhe ministri për marrëveshje kornizë, diçka që nuk ekziston për të tjerët në kësi përmasa”, thuhet në njoftimin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu