Manjola Nallbani tregon për herë të parë një sekret për të bijën

Manjola Nallbani shpesh shihet me vajzën e vogël, që pas largimit të së madhes për studime jashtë Shqipërisë, është shoqja e ngushtë e këngëtares.

Sot, ajo ka vendosur të tregojë një të fshehtë shumë të bukur për Sindin, e cila, kur ishte vetëm 10 vjeç ka shkruar një libër. Libri, dy vjet më vonë është në duart e saj dhe Manjola sigurisht që është e lumtur për fantazinë e së bijës, të cilën ajo e ka mbështetur duke mundësuar botimin e librit.

“Lundrimi përmes detit te kaltër”. Ky do të jetë libri më i çmuar në jetën time, sepse është shkruar nga vajza ime e vogël Sindi Tona, para 2 vjetësh (10 vjeç). Në momentin që mora në dorë, këtë krijim të mendjes dhe fantazisë së Sindit, u ndjeva e lumtur dhe krenare pa fund prandaj dhe po e ndaj me ju këtë emocion, shkruan këngëtarja. /Class


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu