Maqedonasit ndihen të provokuar nga valëvitja e flamurit shqiptar në Prilep

Pavarësisht të drejtës për përdorim të simboleve kombëtare dhe të gjuhës shqipe, si gjuhë zyrtare, maqedonasit nuk e durojnë shfaqjen e flamurit shqiptar kuq e zi, edhe në ngjarje tejet të zakonshme sikurse janë karnavalet.

Mediat maqedonase e kanë quajtur provokim valëvitjen e flamurit shqiptar në qytetin e Prilepit, edhe pse atë po e mbanin pjesëmarrësit në këtë karnaval nga Shqipëria, shkruan gazetametro.net.

“Flamuri shqiptar po valëvitet në sheshin e Prilepit, ku po mbahet karnavali “Proka 2018”. A është provokim ky provokim, apo ai po mbahet nga pjesëmarrësit nga Shqipëria në karnaval?”, kanë shkruar sot mediat e Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu