Maqedonasit përdorin resurset e përbashkëta për të mundur shqiptarët e diasporës

Një nënshtetase e Maqedonisë me banim të përkohshëm në SHBA ka ngelur e çuditur kur është munduar të regjistrohet në aplikacionin on-line të Komisionit Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ).

Përgjigja që ka marrë ka qenë se një person me po ato të dhëna është regjistruar më herët.

Gruaja të cilës i ka ndodhur kjo, ka deklaruar për OJQ CIVIL se njeh edhe 3 persona të tjerë që u ka ndodhur e njëjta gjë, njofton Zhurnal.

Se bëhet fjalë për manipulim të organizuar dëshmon rasti i një mesazhi të shpërndarë nëpërmjet rrjetit “Facebook” për bashkësinë e maqedonasve në Francë.

Një person me emrin Darko Stefanovski u ka ofruar “ndihmë” të gjithë maqedonasve me qëllim që të mos fitojë kandidati shqiptar në zgjedhjet e diasporës. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu