Mbrëmë në rrugën Ohër-Strugë në afërsi të kishës ‘Shën Erazmo’ ka ndodhur një aksident në mes një veture të markës ‘Yugo’ dhe një veturë ‘Mercedes’, ku kanë mbetur disa persona të lënduar dhe një ka vdekur.
Pas aksidentit, një burrë i moshuar ka pësuar infarkt kardiak pasi djali i tij ka qenë pjesmarrës në aksidentin e rëndë.
Vozitësit përreth nuk kanë dashur ta çojnë në spital me arsyetimin se janë duke shpejtuar dhe nuk kanë kohë.
Nga ana tjetër, veturat e Ndihmës së shpejtë nuk kanë pasur vetura tjera në dispozicion pasi dy prej tyre kanë ndihmuar të lënduarit në këtë aksident.
Më vonë, një kalimtar rasti me veturën e tij e ka nisur për në spital qytetarin me sulm kardiak por ka qenë tepër vonë pasi sulmi e ka dëmtuar shumë zemrën.