Të studiosh prej vitesh dhe të tregohesh shumë i suksseshëm në fushën tënde, kjo nuk mjafton, ngaqë antivlerat sundojnë vlerat në çdo drejtim, nëpër institucionet publike.Nuk të jepet as edhe një mundësi e vetme të tregosh frytet e marra nga studimet prej vitesh, ndoshta mund të bësh më të mirën dhe mund të jesh më i suksseshmi,por as kjo nuk ha bukë në një vend anormal dhe të katandisur keq që quhet Maqedoni.
”Partia nënë” dhe njerkë për të tjerët vendos për gjithça në këtë vend, ajo kërkon vetëm një kusht të vetëm, të dëshmosh me librezë në dorë se ti je anëtari i përbetuar i kësaj partie, duke të fyer së pari intelegjencën dhe duke kërkuar gjithmonë atë që kërkon mëma parti!
Dhe kështu kanë bërë shumë njerëz, duke u detyruar të pranojnë nga halli atë kusht që do partia e famshme!Por kuptohet, sepse ka dhe shumë servil të cilët me mosaftësinë e tyre gjejnë folenë tek partia përkatëse, edhe pse ne diploma të blera, ata gjejnë vend nëpër intstitucione.Ky është realiteti dhe kafshata që duhet të kapërdihet në këtë tymnajë të tmerrshme poltike.
Të tjerët braktisën këtë vend që shuajtën shumë endrra të tyre rinore, shkuan largë, shumë largë.Ashtu ”deshi” partia, ajo zgjodhi ”bijtë ”e saj besnik, kurse të tjerët i përzuri nga vatani i tyre, ata nuk u bërën pjesë e krimit të organizuar nga mekanizmat e partisë.
Partia fletë për patriotizmin, flet për integritetin dhe njëkohësisht fsheh të dhënat e sakta të personave se sa janë larguar nga vendi dhe se sa dëshirojnë të largohen (janë sondazhet që tregojnë çdo ditë) po nga ky vend.Partia flet për arsimin, për atë fushë që është degraduar tërësishT, në fakt ata e degraduan, punësuan pinjollët e tyre në arsim, anaalfabetët që blenë diplomat nëpër univerzitetet që ndërtuan vetë!Ata kanë krijuar monopol krimi, ata shkelin gjithçka, ata shembin një të ardhme të tërë.
Shume vendbanime shqiptare po boshatisen me të madhe, natyrisht i boshatisi poltika e qelbur shqiptare.Partia të bën gjëmën thoshin në kohën e komunizmit, dhe ashtu ndodh dhe tani, në fakt ajo bëri një gjëmë të madhe, ndau femijët nga prindërit e tyre!
”Kujdes mos flisni shumë kundër partisë sepse mund ta pësosh keq,ose largoju ose hesht duke vuajtur matrapazllëkun e partisë”/InfoShqip.com/