Maqedoni, vazhdon kontrolli i Listës Zgjedhore, janë hapur zyra shtesë

Kontrolli në Listën Zgjedhore (LZ) për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 11 dhjetor zhvillohet pa probleme në njësitet rajonale të KSHZ-së dhe në zyrat e komunave, si edhe në mënyrë elektronike, vazhdimisht, 24 orë, informojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Për kryerjen e kontrollit publik në LZ dhe për paraqitjen e qytetarëve me të dhëna kontestuese, KSHZ hapi zyra shtesë në 17 komuna ku nuk ka njësite të saj rajonale ose zyra. Prej orës 8:30 deri në orën 19 janë hapur zyra në Saraj, Gjorçe Petrov, Studeniçan, Petrovec, Likovë, Dolnen, Bogovinje,. Bërvenicë, Zhelinë, Jegunovc, Tearcë, Mavrovë dhe Rostushe dhe Vrapçishtë.

Sipas informacioneve nga KSHZ-ja, deri dje në orën 19 në njësitet rajonale dhe zyrat kontroll në LZ kanë bërë 766 votues.

Të paraqitur për votim nga diaspora deri tani janë 4.973 shtetas të RM-së, ndërsa 56 persona të cilët kanë qenë me të dhëna kontestuese prej 29.858.

Mbrëmë në seancën KSHZ-ja e miratoi doracakun për edukim të Bordit Zgjedhor jashtë vendit dhe Programit për edukim të organeve zgjedhore.

Kontrolli publik në Listën zgjedhore filloi më 29 tetor dhe do të zgjas deri më 11 nëntor.

Prej 1.783.715 personave të evidentuar në Listën Zgjedhore të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, gjithsej 297.109 janë në Njësinë zgjedhore (NJZ) 1.307.675 janë në NJZ 2, 282.885 janë në NJZ 3.285.628 janë në NJZ 4.296.322 janë në NJZ 5 dhe 314.096 janë regjistruar në Njësinë Zgjedhore 6.

Deri më 6 nëntor mblidhen edhe nënshkrime për një listë të kandidatëve për deputet nga grupi votues në Njësinë Zgjedhore 2, bartësi i së cilës është Olivera Docevska.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu