Dyqind e dyzet e nëntë leje ndërtimi janë lëshuar në gusht të këtij viti, që është 20,9 për qind më shumë në krahasim me muajin gusht të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Më së shumti leje, 61 janë lëshuar në rajonin e Shkupit, pas çfarë pasojnë rajoni i Pollogut 44, rajoni Jugperëndimor 43, Lindor 30, etj.
Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 2.586.409.000, ose 28.5 për qind më pak në krahasim me gushtin e vitit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna, 151 (60.6 për qind) janë për objekte me ndërtim të të lartë, 32 (12.9 për qind) objekte të ulta, 66 (26.5 për qind) për objekte për rindërtim.
Është e paraparë edhe ndërtimi i 276 banesave me një sipërfaqe të përgjithshme prej 27,426 metra katrorë. Shumica apartamente 131 janë planifikuar në rajonin e Shkupit, 40 në jugperëndim, 32 në rajonin e Pollogut, 26 në verilindje …
Nga 249 objektet e planifikuara, për 158 (63,5 për qind) investitorë janë persona fizikë, ndërsa për 91 (36.5 përqind) janë subjekte afariste.