Qendra ruse pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup, sot në godinën e rektoratit të këti universiteti do të mbanë orën e parë të kurseve falas në gjuhën ruse, njofton Zhurnal. Para të pranishmëve fjalim do të mbajë rektori i këti Universiteti, Nikolla Jankullovski dhe Ambasadori i federatës ruse në Maqedoni, Oleg Nikollaeviq Shqerbag. Në konkursin për kurse falas në gjuhën ruse janë paraqitur rrethë 1000 persona.
Ndryshe, Rusia viteve të fundit sidomos gjatë qeverisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski ka bërë investime marramendëse në Maqedoni, në sektorin e xehtarisë, fabrikave të ndryshme, klube të sportit dhe shumë fusha të tjera. Mësohet se pas fabrikës “Jugohrom” në Tetovë qëndrojnë rusët.
Ndryshe, edhe ish Ambasadori i Maqedonisë në Rusi, Novkovski tani është këshilltarë i jashtëm i Presidentit Gjorge Ivanov. Novkovski përmes qëndrimeve publike tregon haptazi se Maqedonia e ka vendin Unionin me Rusinë se sa të integrohet në BE.