Maqedonia e Veriut dënon sulmet e Iranit në Izrael

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dënon sulmin e mbrëmshëm iranian me raketa ndaj Izraelit, si dhe sulmin terrorist në Tel Aviv, ku mbetën të vrarë gjashtë civilë.

Ambasada në Tel Aviv tashmë ka kontaktuar institucionet kompetente të Izraelit, për të konfirmuar se mes viktimave dhe të lënduarve nuk ka shtetas të vendit tonë.

Siç theksohet në kumtesën, duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Afërt, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon qytetarët e Maqedonisë që të shtyjnë udhëtimet për në Izrael, Iran dhe Liban, ndërsa qytetarët që ndodhen në territorin e këtyre vendeve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të reduktojnë lëvizjen në minimum.

Ju kujtojmë linjat telefonike SOS të Ministrisë +389 75 273 732 dhe +389 75 268 736, si dhe linjën telefonike të Ambasadës së Tel Avivit +972-54-926-7378, e cila është e pajisur plotësisht dhe e vënë në dispozicion të qytetarëve tanë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu