Ndotja e ajrit është përgjegjëse për vdekjen e 357,000 njerëzve në BE në vitin 2022. Shkaku kryesor ishte ekspozimi ndaj grimcave të imëta si pluhuri, tymi dhe tymrat e shkarkimit, por edhe dioksidi i azotit nga djegia e karburantit dhe ozoni.
Ndotja është e lidhur me një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës dhe të frymëmarrjes, goditjet në tru, diabetin, kancerin e mushkërive dhe lindjet jonormale. Është veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit.
“Maqedonia e Veriut kishte shifrat më të këqija në Evropë në vitin 2021, me 255 vdekje të parakohshme nga ekspozimi ndaj grimcave të imëta për çdo 100,000 njerëz. Pason Serbia me 217 dhe Mali i Zi me 174. Bullgaria kishte ekspozimin më të keq në BE, me 158 vdekje për 100,000, e ndjekur nga Polonia dhe Hungaria” raporton “Euronews”.
Në vitin 2024, BE-ja prezantoi rregulla më të rrepta të cilësisë së ajrit për t’i afruar nivelet e ndotjes me standardet globale të shëndetit.
Direktiva gjithashtu u jep qytetarëve me probleme shëndetësore të lidhura me ndotjen të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore kundër qeverisë së tyre nëse ajo nuk respekton.
Tashmë janë bërë disa përmirësime. Numri i vdekjeve nga grimcat është ulur me 45% midis 2005 dhe 2022.