Derisa vendi ndodhet në zonën portokalli për shkak të temperaturave të larta të cilat arrijnë deri në 39 gradë celsius mjekët bëjnë apel që qytetarët sa më pak të ekspozohen në diell, sidomos në orët e mesditës. Mjeku Gjorgji Karamanovski nga Ndihma e parë në Shkup thotë se edhe më të kujdesshëm duhet të jenë qytetarët me sëmundje kronike si dhe të moshuarit mbi 60 vjeç.
“Dalje vetëm për ndonjë nevojë të domosdoshëm sidomos gjatë periudhës nga ora 10 deri në ora 17.00. Nëse dilet në këtë periudhë të shfrytëzohen hijet dhe hapësirat me kondicioner, të mbahen veshje verore nga pambuku, të mbahen kapele në kokë, të konsumohen lëngje sa më tepër”, tha Gjorgji Karamanovski, doktor.
Për shkak të temperaturave të larta kompanive u rekomandohet që të mos i nxjerrin të punësuarit në diell në orët e mesditës, të reduktojnë oraret e punës, ti lirojnë nga puna gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronik. Në të kundërtën punëdhënësve që nuk do i respektojnë rekomandimet mund tu shqiptohet masë inspektuese për kryerjen e veprimtarisë.
Derisa institucionet relevante urdhërojnë që të shmanget lëvizja në diell e sidomos puna në diell, jo të gjitha kompanitë e respektojnë vendimin. Kjo vërehet në prapavijën time ku punonjës në ndërtimtari punojnë në mes të ditës.
Nga inspektorati i punës thonë se prej sot kanë dalë në terren dhe bëjnë inspektime në 30 njësi territoriale në vend. Nga enti hidrometeorologjik thonë se edhe nesër temperaturat do të jenë mbi 35 gradë Celsius, ndërsa në pjesën Juglindore të vendit, ata do të arrijnë deri në 40 gradë.