Maqedonia është kalbur, po kërkohet kazani për ta hedhur

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti nuk beson se zgjedhjet e reja parlamentare do të sjellin ndonjë ndryshim në Republikën e Maqedonisë.

“Edhe nëse mbahen zgjedhjet e caktuara në muajin dhjetor, nuk do të ketë zgjidhje. Cilido të ishte efekti i zgjedhjeve në një shtet ku Parlamenti shpërndahet dhe pastaj kthehet, thuajse e ke në Butik dhe punëtoret e vjetra i zëvendëson me punëtore të reja”, shprehet Mehmeti në një intervistë për gazetën Lajm.tv.

Sipas tij, zgjedhjet nuk mund të sjellin ndryshime sepse po përgatiten nga hajdutët dhe kriminelët që e prunë shtetin në këtë derexhe.

“Unë mendoj se Maqedonia e ka tejkaluar më fazën e kalbjes së brendshme, ajo tash është duke kërkuar kazan ku të hudhet.

Këtë e kanë kuptuar edhe ndërkombëtarët, por s’mundem me gjet kazan ku ta hudhin”, shprehet ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu