Nga suksesi më i madh , Maqedonia u shëndrrua në ankthin më të madh për Bashkimin Evropian në Ballkan. Këto ishin përfundimet nga debati i sotëm për krizën politike dhe integrimin në BE.
Siç njofton InfoShqip, Ambasadorja Gjermane në Maqedoni, Kristin Althauzer ka theksuar se Gjermani dhe BE-ja dëshiron Maqedoni stabile dhe për këtë arsye do ta mbështesin atë.
Ajo shtoi se Bashkimi Evropian gjithmonë ka punuar për të ndihmuar Maqedoninë, si me ndërmjetësimin për marrëveshjen e Przhinos, përmes raporteve të Pribes etj. Sipas Althauzer, tani është koha që Maqedonia të hapë një faqe të re, që do të qonte drejt realizimit të reformave.
“Vendi ka pritur gjatë dhe ka humbur shumë kohë për realizimin e reformave që kërkohen nga BE e që kanë dalë nga raporti i Pribesë, sipas meje është koha e fundit për ti’u kthyer punës.”– theksoi Althauzer./InfoShqip.com