Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, theksoi se anëtarësimi në Bashkësinë Evropiane është qëllim i përbashkët i Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe shprehu besimin se vendet mund të ofrojnë mbështetje reciproke në këtë proces.
Këto deklarime Osmani i bëri pas takimit që pati me ambasadorin e Shqipërisë Fatos Reka. Ai tha se është e nevojshme mbështetja e fqinjit tonë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.
Zëvendëskryeministri Osmani gjithashtu theksoi edhe hapjen e Zyrës Rajonale për bashkëpunim të të rinjve në Tiranë, si një mundësi plotësuese për të përforcuar bashkëpunimin në mes të rinjve në rajon./InfoShqip.com