Maqedonia, nga shtet me media jo të lira, në shtet me media të dhunuara

Pozita dhe trajtimi që u bëhen mediave në Maqedoni shpeshherë kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe janë trajtuar nga organizatat ndërkombëtare, duke e cilësuar Maqedoninë si shtet me media jo të lira të cilave u ushtrohen presione dhe shtypje nga pushteti, shkruan InfoShqip.

Nuk kanë munguar rastet kur televizione të mëdha opozitare janë mbyllur duke pasuar me arestime te stafit dhe dënime maramëndëse, por ngjarja e sotme në protestën në Shkup ku u dhunuan gazetarë ka qenë e paprecedentë, ky sulm edhe njëherë është dëshmues dhe  tregues se përse Maqedonia në të gjitha raportet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes është në gjendje alarmuese.

Të menjëhershme kanë qenë edhe rreagimet ndaj këtij sulmi, LSDM-ja nga blloku maqedonas dhe Lëvizja BESA nga blloku shqiptar kanë dënuar rastin në fjalë.

“Kërkojmë nga Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia kriminele e OBRM-PDUKM-së, që menjëherë të ndalojnë që, për të shpëtuar lëkurën e tyre, të provokojnë dhe të inkurojojnë lëvizjet jocivilizuese të cilat kulmuan sonte me lëndime të rënda trupore të punonjësve të mediave. Thirrjet për urrejtje, incidentet e porositura për hudhje me gurë në të cilat ka objekte të thyera, ngacmimet e familjeve në shtëpitë e tyre, duhet menjëherë të ndalen”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Ndërsa kreu i lëvizjes BESA në deklaratën e tij shkruan: “Sulmi që ndodhi sonte ndaj gazetarëve është edhe një tregues se përse Maqedonia në të gjitha raportet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes është në gjendje alarmuese. Për Lëvizjen BESA sulmet ndaj mediave dhe përfaqësuesve të tyre janë të papranueshme, andaj i dënojmë ashpër sulmet që sonte iu bënë gazetarëve.
Ju bëj thirrje të gjithë aktorëve relevant, shoqatave të pavarura, intelektualëve, zyrave diplomatike që ta dënojnë ashpër këtë sulm ndaj mediave të pavarura dhe një zëri ta ndalim këtë praktikë të dëmshme të instaluar nga pushteti që ka për qëllim Maqedoninë ta shndërrojë në një shtet diktatorial ku çdokush që mendon ndryshe shantazhohet dhe kërcënohet nga banda kriminale të partive në pushtet”, përfundon deklaratën e tij z.Kasami./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu