Evropa ka ndezur alarmin për Maqedoninë, për shkak të moszbatimit të reformave në sektorin energjetik. Këshilli ministror i bashkësisë energjetike vërtetoi se Maqedonia e ka shkelur ligjin e bashkësisë energjetike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast, Maqedonia ka vepruar ndryshe nga obligimet, duke e shtyrë liberalizimin e tregut të energjisë elektrike. Në të njëjtën kohë, Maqedonia nuk e ka zbatuar vargun e rregullave të ashtuquajtura Paketi i tretë energjetik.
Këshilli ministror vërtetoi shkeljet e Ligjit për bashkësi energjetike, nga ana e Serbisë, Maqedonisë për liberalizim të tregut energjetik, ndërkaq Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë arritur të transferohen në Paketin e tretë energjetik./Telegrafi/